in

Von der Leyen i jep lajmin e mirë Ukrainës, BE merr vendimin e papritur

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, me anë të një postimi në ‘Twitter’, ka njoftuar se BE ka propozuar t’i japë Ukrainës 1 miliard euro.

‘Pjesa e parë e paketës së ndihmës makrofinanciare u shpall në maj. Do të ndihmojë në plotësimin e nevojave urgjente të vendit. BE do të vazhdojë të ofrojë ndihmë për Ukrainën dhe të mbështesë rindërtimin e saj afatgjatë’ tha Ursula von der Leyen, në Twitter.

Propozimi i sotëm, sqaron se Komisioni, do të plotësojë mbështetjen e dhënë tashmë nga BE-ja, përfshirë lëvrimin e një kredie emergjente makrofinanciare prej 1.2 miliardë euro, e cila filloi në gjysmën e parë të vitit.

Të marra së bashku, dy fushat e programit do të sillnin mbështetjen totale për Ukrainën që nga fillimi i luftës në 2.2 miliardë euro dhe mund të arrinte në 10 miliardë euro pasi e gjithë paketa e ndihmës së jashtëzakonshme për Ukrainën do të jetë funksionale. Sapo Parlamenti Evropian dhe Këshilli të miratojnë propozimin e sotëm dhe të nënshkruhet memorandumi përkatës i mirëkuptimit dhe marrëveshja përkatëse e huasë me autoritetet ukrainase, Komisioni do t’i vërë në dispozicion Ukrainës shumën prej 1 miliard eurosh.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

DUKET SI 20-VJEÇARE POR NUK ËSHTË AQ, KUSH E GJEN SA VJEÇARE ËSHTË GRUAJA E ELVlS NAÇlT?

“S’i ka dalë rroga nuses”, ironizon Korreshi: Më thoni ku merret leja, të aplikojë bashkëshortja ime për investitor strategjik