in

“Vr*sja më e tmerrshme që mund të ekzistonte”, avokati zbulon detaje të reja nga ekzekutimi barbar i 18-vjeçares nga partneri dhe shoku i tij

Rasti makabër i vrasjes së Marigona Osmanit në Kosovë rreth një vit më parë, ka tronditur opinionin mbarëshqiptar.

Mizoria e këtij kr*mi është zbardhur me detaje të publikuara së fundmi nga dosja e policisë dhe raporti i autopsisë.

Avokati i familjes së 18-vjeçares Marigona, është shprehur për mediat kosovare se kjo ka qenë vr*sja më e tmerrshme që ka ndodhur në Kosovë, që nga periudha e pasluftës.

“Raporti i autopsisë është i tmerrshëm. Unë si përfaqësues i familjes konsideroj që vr*sje më të rëndë në periudhën e pasluftës në Kosovë nuk ka pasur, është vr*sja më e tmerrshme që mund të ekzistonte”, tha ai.

Avokati ka shtuar se vra*ja e të ndjerës ka qenë e ngadalshme dhe ka ardhur si pasojë e dhu*ës sistematike.

“Çdo vra*je është e keqe, mirëpo vra*jet me plumb janë vr*sje të shpejta. Këtu kemi të bëjmë me një vr*sje të ngadalshme e të dhunshme.

E ndjera ka pësuar një dh*në në mënyrë sistematike dhe në procedurë të ngadalshme.

Unë jam tmerruar kur e kam parë raportin e autopsisë. Është një vr*sje shumë e rëndë. Në trupin e së ndjerës janë gjetur disa analgjetikë që përdoren zakonisht te personat që kanë dhimbje të mëdha.

18-vjeçarja është detyruar të përdorë qetësues të tillë për të mos ndjerë dhimbje”, tha Rexhepi, duke shtuar se një rast të ngjashëm me këtë të Marigonës nuk kishte parë asnjëherë në jetë.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Marigona tregon vajin që përdorë kundër strijave në shtatzëni

“Ka je ti ma vonë”, Ardian Bujupi inspirohet nga Esati i TikTok-ut në këngën e re?