in

Zelensky falenderon aktorin amerikan që po bën dokumentar për luftën: Pa me sytë e tij mizoritë ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është takuar me aktorin dhe regjisorin Sean Penn dhe e ka falënderuar atë për mbështetjen e Ukrainës.

“Aktori dhe regjisori Sean Penn po bën një dokumentar për luftën në Ukrainë. Që nga dita e parë e pushtimit gjithëpërfshirës, ai ishte në Kiev dhe pa me sytë e tij se çfarë është agresioni rus. E gjithë bota së shpejti do të jetë në gjendje të shoh të gjithë të vërtetën për luftën falë filmit të tij. Sean, faleminderit për mbështetjen e shtetit tonë dhe popullit tonë!” tha Zelensky.

Aktori amerikan Sean Penn vizitoi Kievin për herë të dytë gjatë luftës. Aktori po realizon një dokumentar për luftën ruso-ukrainase. Ai tashmë ka vizituar Bucha dhe Irpin për të parë pasojat e mizorive ruse. /abcnews.al

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

A shihni një qen apo një mace? Iluzioni optik që po bën xhiron e rrjetit

E padëgjuar, kryebashkiaku në këtë qytet ndalon parukierët të lajnë flokët e klientëve dy herë me shampo