Latest
Zjarr në Fier, rrezikohen antenat televizive dhe celulare në Peshtan të Madh




Një sipërfaqe toke me ullishte dhe pisha disa vjeçare është përfshirë nga zjarri në kodrat e Peshtanit të Madh në Fier.




Zjarri ka rënë dhe pranë varrezave të vjetra të fshatit. Nga zjarri rrezikohen antenat televizive dhe celulare që ndodhen në kodrën e Likovunit në Peshtan të Madh.




Në vendngjarje policia dhe zjarrfikësja po lufton të shuajë flakët. Përhapja e flakëve ndihmohet edhe nga era e fortë.




Zjarrfikësit po luftojnë me mjete rrethanore sepse terreni shumë i thyer. Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe banorët e zonave përreth./Abcnews.al./
